Vendosja e thjerrëzave bëhet në tre hapa:

  1. Pozicionimi

Pacienti duhet të përdorë një pasqyrë kur vendos thjerrëzën. Kjo do të sigurojë që pacienti të shohë drejtimin e gishtit ku vendos thjerrëzën, në të cilën është vendosur thjerrëza dhe e njëjta nuk do të vendoset në kapakun e sipërm ose të poshtëm.

  1. Hapje e kapakëve

Për syrin e e djathtë, thjerrëza duhet të vendoset nga maja e syrit me treguesin e djathtë. Gishti i mesëm i dorës së majtë duhet të vendoset mbi qerpikët e sipërm dhe të mbajë kapakun e sipërm. Gishti i mesëm i dorës së djathtë duhet të vendoset në qerpikët e poshtëm të kapakut të poshtëm dhe të mbajë kapakun e poshtëm të hapur. Kapakët duhet të mbahen të hapur.

  1. Vendosja e thjerrëzave

Pacienti duhet që të shikojë drejtë në pasqyrën e vendosur mbi tavolinë. Ai duhet të shikojë gjithë kohën në pasqyrë, jo në thjerrëzën. Para kësaj, pacientit duhet që t’i sqarohet se thjerrëza nuk do të dëmtojë syrin. Në momentin kur thjerrëza vendoset në sy, pacienti duhet të heqë dorë nga gishti që mbante thjerrëzën, më pas të lirojë kapakun e poshtëm dhe në fund kapakun e sipërm. Procedura e syrit të majtë është e kundërt.

Optometrist, Marija Kosturanova