ADAPTIMI  I  NEVOJSHËM  PËR  PËRDORIMIN  E  THERRËZAVE ASFERE DHE ATORIKE

Realisht adaptimi i thjerrëzave asferike dhe atorike duhet të jetë lehtëssht i pranueshëm për të gjithë pacientët të cilët për herë të parë mbajnë syze apo serish janë të kënaqur me shtrembërimin e vogël të bazës, thjerrëza më e hollë dhe shtrembërimet periferike tek thjerrëzat asferike dhe atorike.

Për fat të keq disa pacientë që një kohë të gjatë kanë mbajtur korrigjime sferike janë përshtatur me linjat distale në periferi të thjerrëzës, kështu që truri është mësuar të korrigjojë linjat e shtrembëruara dhe tani kur nuk ekzistojnë nevojitet riadaptim sekuencial.

Sapo të përshtaten, kuptohet po qe se thjerrëzat janë përqëndruar në mënyrë të saktë dhe të duhur, të pamurit do të jetë shumë më i mirë, por pas një kohe të caktuar e cila është e ndryshme për secilin pacient. Është e detyrueshme të paralajmërohet mbi periudhën e përshtatjes në mënyrë që të mos kenë pasoja negative.

Teknologji e re e thjerrëzave me dendësi të lartë

Pluset e larta ishin më shpesh të përdorura para korrigjimit të kataraktit me thjerrëza intraokulare. Edhe pse në ditët e sotme përdoren rrallë, ato janë të domosdoshme tek hipermetropia e lartë, si dhe  opreksioni i syrit afakit.

Nëse përdoren në një pjesë, rekomandohet që diametri të jetë sa më i ulët, si dhe të përdoret thjerrëz me asferitet më të lartë për të zvogëluar trashësinë. Megjithatë, për korrigjimet mbi +8.00 dioptri rekomandohen thjerrëza lentike, të cilat përbëhen nga një mbajtës në të cilën është e vendosur jaka plus thjerrëza me një diametër më të vogël.

Thjerrëza në mesin e thjerrëzës lentike mund të jetë sferike ose asferike.

Përparësitë e thjerrëzave lentike janë reduktimi i trashësisë, pesha e reduktuar, korrigjimi i mirë optik dhe mprehtësisë lentike asferike dhe mundësia e ndërtimit të çdo lloji tëkornizës (metalike, korniza të holla).

Mungesa e thjerrëzave lentike – fusha e vogël e shikimit dhe pamjes. Edhe pse kalimi është bërë që të jetë gradual, përsëri pamja është si një vezë në sy, ku pjesa qendrore është më e fuqishme dhe i ngjason verdhëzës.

Novelenti është një teknologji e re e thjerrëzave me dendësi të lartë ku dioptria e mbajtjes lentike rritet gradualisht në zonën qendrore më të fortë. Në këtë mënyrë edhe shikimi është më i mirë dhe kalimi është më i butë, kështu që kufiri është më pak i dukshëm.

Optometrist, Marija Kosturanova