Për ne

Kur sinqerisht e do atë që e bën, është lehtë të shkruash faqet e një historie të suksesshme dhe të pasur. Suksesi ynë është ndërtuar mbi diversitetin, individualitetin, ekspertizën dhe dëshirën për të përmirësuar fushën e optikës në Maqedoni.
Me pasionin për shkencën, si dhe për aksesorët e modës të cilët ne besojmë se duhet të rriten në një estetikë ekspresive te secili që i zotëron, fillon të zhvillohet historia jonë me hapjen e optikës së parë – Dioptra OPTICS, një markë e cila ekziston 20 vjet në këtë industri.
Dioptra Optics ngadalë por sigurt, u ndërtua në emër të njohur gjerësisht, pas gamës së saj të modeleve dhe markave që i përfaqëson ajo, duke mos lënë jashtë anën e fortë të optikës – ekspertizën dhe kënaqësinë gjatë ndihmës për klientët e saj. Sot, Dioptra Optics është një emër që nuk kërkon më shpjegim. Në rangun e vet të produkteve ofron luks dhe elegancë, stil mode, si dhe syze ekonomike, jo-konvencionale “casual” për zgjedhjen e secilit.
Historia nuk përfundon këtu. Ashtu si i ndjekim trendet, i ndjekim edhe nevojat e vizitorëve të kënaqur. Prandaj, në vitin 2016, u hap Dioptra OUTLET me përzgjedhje të syzeve, që e ruajnë stilin e ndërtuar të elegancës dhe nevojës, dhe megjithatë me çmime më të pranueshme dhe zbritje të mëdha dhe aktivitete promovuese.
Një vit më vonë, një pjesë e konsiderueshme e ëndrrës së Dioptras bëhet realitet. Më 25/03/2017, hapet kurora e Dioptra – salloni ultra ekskluziv dhe metropolitan, Dioptra Couture, në zemër të Shkupit, në sheshin Maqedonia. I ndërtuar mbi sfidën e patejkalueshme arkitektonike, paraqet një kënaqësi të vërtetë për sytë Tuaj. Salloni i vetëm në rajon që përkujdesjen profesionale çdo ditë e kultivon dhe e praktikon. Një ekip profesionist i cili beson në rëndësinë e këshillave, përkushtimin ndaj kërkesave dhe “vlerësues” i shkëlqyer i asaj, që ju mungon. Dioptra Couture e shënon ekzistencën e saj duke ofruar shërbime dhe marka, që janë të përfaqësuara për herë të parë në Maqedoni. Në kuadër të vetë sallonit është hapur kabinet optometrik, ku për një orë kryhet një kontroll i detajuar, dhe sigurohet përpunimi i syzeve dhe thjerrëzave me cilësi të lartë. Lista e markave unike është e gjatë, dhe si emrat, që deri më tani kanë qenë të panjohura për tregun janë: Oliver Peoples, Philippe Starck, Moscot, Lindberg, Snob Milano, Etnia Barcelona, Gucci, Boucheron, Brioni, Stella McCartney, Pier Martino, Kyme, Alexander McQueen, JF Rey, Dita, Victoria Beckham, Cutler & Gross, Bottega Veneta, Tom Ford, Cavalli, Chopard, Persol, iO Ethical Italian Eyewear dhe të tjerë.

Për më shumë se dy dekada, ne i ofrojmë bukuritë që ia vlen ti shikosh dhe që në mënyrë inspiruese të plotësojnë!