Ekzaminimi i mprehtësisë vizuale bëhet duke testuar njërin sy, përderisa syri tjetër atë kohë është i mbyllur.

Nga pacienti kërkohet të lexojë optotipet që syri i sheh në vijën fundore e cila evidentohet. Regjistrohet e tërë linja e fundit dhe nëse mund të lexojë vetëm disa shenja nga tjetra, ato regjistrohen si, plus sa. Nëse për shembull pacienti sheh 5 rreshta mprehtësia e tij vizuale është 6/12 në raport me pamjen normale.

Nëse sheh 3 shenja në rreshtin e 6, shënohet v=6/12+3.

Nëse ai i njeh qartë të gjitha rreshtat (vizual 6/6) do të thotë që pacienti sheh normalisht (ekziston emetropi) apo është largpamës i lehtë (ekziston hypermetropia latente e cila kompensohet nga akomodimi).

Procesi i të pamurit nuk është matematikë e pastër, kështu që një pacient vizual 6/12 nuk ka një mprehtësi vizuale prej 50%. Humbja e mprehjes vizuale, gjegjësisht e specieve qendrore konsiderohet sipas përqindjes së rënies në llojin e të pamurit të syrit të ekzaminuar, gjegjësisht  të dy sytë së bashku. Kështu për shembull 6/6, 6/5 dhe 6/4 përfaqësojnë një mprehtësi normale të të pamurit. Mprehtësia e të pamurit prej 6/12 përfaqëson humbjen e të pamurit prej 15%, 6/60 humbje prej 80%. 6/24 – humbje prej 40%.

Nëse pacienti nuk e sheh as rreshtin më të lartë, e ofrojmë afër tabelës dhe evidentojmë distancën nga e cila lexon (për shembull nga 3 metra e lexon atë që duhet ta lexojë nga 60 metra apo 3/60). Po qe se nuk i lexon shenjat nga asnjëra distancë, ndalemi në një distancë të cktuar dhe me dorë të zgjeruar i tregojmë gishtat duke pyetur se sa i numëron pacienti. Nëse numëron, shkruajmë NG apo numëron gishtërinjët në një distancë të caktuar. Nëse ai nuk i numëron gishtat, ja tundim dorën dhe kontrollojmë nëse pacienti e sheh atë. Nëse ai nuk e sheh dorën ne drejtojmë një burim ndriçues prej 20 cm distancë dhe kontrollojmë nëse ekziston perceptim vizual i dritës.

Nëse ai e vë re dritën, shënojmë se ekziston perceptim i dritës. Nëse nuk ekziston perceptim i dritës shënojmë se nuk ekziston. Në këtë rast bëhet fjalë për sy të verbër apo amaurotik (amuurosis).

Optometrist, Marija Kosturanova