Christian Roth & Eric Domege e ndanë frymëzimin e përjetshëm përmes prezantimit botëror të ngjarjes dedikuar për punën e tyre në Dioptra Couture (08.05.2017). Për të hedhur themelet e krijimeve të avancuara të syzeve dhe të ngrihen syzet, si aksesorë i fundit i modës kërkon përkushtim të madh dhe frymëzim. Christian Roth është një dizajnues i njohur botëror i cili së bashku me partnerin e tij Eric Domege në Dioptra Couture në sheshin Maqedonia, i ndanë rrënjët e frymëzimit të tyre dhe kurajën, që i hapi një botë të re modës. Ata prezantuan linjën e tyre të re të syzeve të dizajnuara me Dita Eyewear dhe që është në dispozicion në Maqedoni përmes Dioptra Couture. Para fillimit të punës së saj në pistat, në vitin 1980, syzet ishin vetëm një shtojcë, që i ka plotësuar krijimet e modës. Christian Roth me punë të vështirë dhe nëpërmjet bashkëpunimit me fabrika italiane dhe franceze u përpoqën për të krijuar diçka më shumë, diçka superiore. Ai ka arritur ta përforcojë reputacionin e syzeve, si një krijim serioz i modës, që nuk është vetëm një aksesorë, por si një plotësues i karakterit të dikujt. Gjatë kësaj ngjarjeje, ai gjithashtu ndau përvojat e tyre të punës me disenjatorët e shquar si Karl Lagerfeld dhe Michael Kors. Christian Roth dhe Eric Domege para të pranishmëve i prezantuan dizajnet e syzeve duke theksuar veçantinë e tyre përmes dizajneve të veçanta ku përdoret teknologji e lartë. Çdo palë syze të bëra me teknologji të veçantë dhe materiale duke përdorur metoda, që janë aq të rralla, sa e bëjnë linjën e tyre të syzeve unike në botë. Gjithashtu, materialet nga të cilat prodhohen syzet mund të gjenden vetëm në disa vende në planet. Një lloj i syzeve është bërë me një gur të veçantë, që mund të gjendet vetëm në një ishull të vogël në afërsi të Venecias dhe Christian Roth është një nga dizajnuesit, që kanë qasje në proces të veçantë të prodhimit. “Shpejtësia me të cilën lëviz moda në shoqërinë moderne është frymëzim i së resë, asaj në vijim dhe aktuales. Megjithatë, format aviatore dhe të shkëlqyera janë të përjetshme. Ato i lejojnë atij ose asaj që i mbanë ta tregojnë individualitetin e vet si dhe sensin e modës. Trendet shfaqen dhe zhduken çdo ditë. Por, asnjëherë nuk ekziston pyetja nëse diçka do të kthehet, por kur do të kthehet. Kurdoherë, që një dizajn rishfaqet, gjenerata përcakton kuptimin e vet ndaj të njëjtit”, tha Christian Roth. Në ngjarje morën pjesë personalitete të shquara të tillë si ambasadori italian Karlo Romeo, Ankica Stojanovska, Sara Mejs, Visar Vishka, Frosina Fran, Caci Pakovska, Vllatko Llozanoski, Dimitar Antanasovski, Pavle Kamiloski, Katerina Stevkovska, Darko Spejko dhe të tjerë.