Dioptra tashmë dy dekadata ekziston në tregun e Maqedonisë, duke ndjekur parimet kryesore të cilat rregullisht udhëhiqen ndaj normave botërore. Gjashtë kapituj e dekorojnë suksesin e Dioptrës.

Dioptra Couture, Dioptra Optics dhe Dioptra Outlet rregullisht rindërtohen duke ju ofruar mundësi të shumta për personat të cilët duan të theksojnë karakterin dhe stilin e tyre përmes  përzgjedhjes së gjerë të syzeve dioptrik dhe syzeve të diellit.

Si çdo person ashtu edhe salloni i Dioptrës ka karakterin e vet dhe në mënyra të ndryshme i plotëson nevojat e individëve më unik.

Themeli i çdo rindërtimi të cilin e sjell Dioptra në ofertën e saj del nga motivi si rezultat i dëshirës për t’ju ndihmuar njerëzve që të kenë një pamje moderne, të rehatshme dhe të përsosur. Hapi i ri i Dioptra drejt plotësimit të kësaj dëshire vjen nga softueri më i ri për kontrollin e syve, Eye Genius nga Hoya. Dioptra janë të parët në rajon të cilët e instaluan Eye Genius dhe me këtë synon që klientëve të saj t’ju ofrojë pamje të përkryer.

Optika e syrit është e kahëzuar të sigurojë pamje më të mirë për secilin. Çdo ditë ka filtra të rinj ose dizajne të thjerrëzave optike, mirëpo kjo të cilën marka japoneze Hoya ka arritur është më e mira edhe në nivel global. Kontrolli i Eye Genius është i bazuar në një procedurë interaktive e cila përfshin 80 teste ku pacientët janë të përfshirë drejtpërdrejtë. Për më pak se 10 minuta nga testi multidisiplinar, pacienti merr një rezultat dhe po qe se është e nevojshme një zhvendosje të caktuar të imazhit me ndihmën e prizmave. Me këtë vijojnë korrigjimet e përsosura. Me qëllim që rezultati të jetë më profesional dhe i saktë, të gjitha matjet e nevojshme bëhen me pajisjet më moderne.

Sytë janë një organ i veçantë dhe çdo sy formon imazhin e vet, ndërsa bashkimi i këtyre dy imazheve në një na jep pamjen stereoskopike. Shumë shpesh, formimi i këtyre imazheve ndodhet në vende të ndryshme të retinës edhe pse pacientët kanë një korrigjim të përsosur dhe njëqind për qind vizus, megjithatë gjatë lodhjes së madhe, pa marrë parasysh afërsisë ose largësisë u shkakton kokëdhimbje, marramendje dhe një lloj strabizmi latent.

Eye Genius softuer zbulon këto pika joproporcionale dhe problemet më të vogla me vizionin stereoskopik, gjë e cila mundëson shikimin 3D apo ndjeshmërinë e thellësisë. Sipas testit, i cili përfshin disa aplikacione, rezultati i zhvendosjes së nevojshme të imazhit duke përdorur korrigjimin prismatik, aplikohet në thjerrëzat e posaçme nga softueri. Thjerrëzat mund të jenë monofokal, multifokal (për distancë, mes dhe afërsi) dhe thjerrëza të larta indeksale (të holla) të plotësuara me filtra anti-reflektuese dhe mbrojtjen e BlueControl-it nga një ndriçim i kaltërt që i imitojnë të gjitha pajisjet elektronike. Në këtë mënyrë, çdo njëri merr thjerrëza të personalizuara dhe një të pamur binokular të përsosur. Këto ndihmojnë në mënjanimin e syve të lodhur, kokëdhembjes, dhembjet në qafë dhe supe, të pamurit e lodhur dhe të errshëm.

Për njohjen e drejtëpërdrejtë me hapat të cilat Dioptra i ndërrmer për mundësimin e zgjidhjes së përkryer nga ekzaminimet optometrike, mund të vizitohet faqja zyrtare në Facebook dhe vetë dyqanet. Për më tepër informacione, Dioptra Couture mund të kontaktohet në numrat e telefonit 02 311 1164 ose 078 33 45 45.