1. Arsyet kozmetike
  2. Mospërshtatja e mbajtjes së syzave (xhama të trashë dhe të rëndë, reaksione alergjike të materialit)
  3. Korrigjim i përmirësuar i të pamurit (tek keratokonus, lëndime mekanike të kornesë, shtrembërimi i kornesë, anizometropija)
  4. Sport dhe rekreacion. Shumica e sportistëve (profesional dhe rekreativ) shfrytëzojnë përparësinë e thjerrëzave kontaktuese sikurse në përshtatshmëri ashtu edhe në fushën e zmadhuar të të pamurit.
  5. Arsyet profesionale. Sikurse sportistët edhe shumë profesione tjera shfrytëzojnë benefitin e thjerëzave kontaktuese. Kundërindikacion për mbajtjen e thjerrëzave kontaktuese janë ato pacientë të cilët punojnë në një mjedis të papastër dhe të ndotur ku ekziston rreziku që pluhuri ose copa të depërtojnë nën thjerrëzën. Gjithashtu, kandidatët të cilët punojnë në laboratori ose me kimikate janë një grup i rrezikuar tek i cili ekziston rreziku i keratitit kimik nëpërmjet ndotjes në vetë thjerrëzën kontaktuese. Kandidatët e dobët për thjerrëzat kontaktuese janë edhe hidraulikët dhe auto mekanikët të cilët nuk mund t’i heqin plotësisht papastërtitë dhe shtresat yndyrore nga duart e tyre. Disa profesione, të tilla si pilotët, ekuipazhi i fluturimeve dhe video operatorët janë të ekspozuar ndaj tharjes së ajrit dhe rrallë herë dridhje qepallash që dehidron thjerrëzën kontaktuese.
  6. Tek këto pacientë mbajtja e thjerrëzave kontaktuese nuk është kundërindikacion, por duhet të shkurtohet koha e mbajtjes si dhe mirëmbajtja (të parandalohen mjetet agresive dhe të përforcohen lotët e lagshtë /artificial).

Optometrist, Marija Kosturanova